Anglia dëbon 12 shqiptarë të dënuar për trafik droge dhe krime të tjera, EMRAT

Dymbëdhjetë shqiptarë tëdënuar për krime janë dëbuar nga Britania e Madhe e janë nisur drejtShqipërisë.

Të dënuar me 26 vjet burgim në total, shqiptarët tashmë kanëmbërritur në vendin e tyre.

Sekretarja e Britanisë së Madhe Priti Patel tha se ky fat pretytë huajt që abuzojnë me mikpritjen e anglezëve.

Kush janë shqiptarët edeportuar?

Një prej të dëbuarve është Kuinslend Dishi, i dënuar me 20 muajburg, pasi akuzohet se ka sulmuar një punonjës urgjence, si dhe ka mbajtur paleje armë të ftohta.

Daily Mail shkruan se Dishi u arrestua në Kent, pasi policia kamarrë një denoncim se ai kishte marrë një grua me forcë në makinën e tij dhe mëtej, ai kërcënoi edhe policin me thikë.

Tjetër shqiptar i dënuar nga autoritetet britanike është Armand Gjyriqi 27 vjeç, i akuzuarpër trafik kokaine.

Ndërsa, Andrea Kopo, 24vjeç është dënuar me 5 vjet heqje lirie për shpërndarje kokaine e vepra të tjera.Kopo ishte pjesë e një bande që kishin fituar shuma të konsiderueshme parashnga trafiku i lëndëve narkotike.

Kurse, Orgito Asllanaj 29vjeç u dënua për prodhim kanabisi me 12 muaj heqje lirie.

Identitetet e personave të tjerë të ekstraduar në vendin tonënuk bëhen me dije nga media e njohur angleze, ndërsa është e qartë se Britanianuk i do kriminelët nga Shqipëria.