Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare profesori dhe politikani Sabit Brokaj

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një ataku kardiak një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe mjeku I njohur Sabit Brokaj. Një prej zërave kritikë të socialistëve, Brokaj është vlerësuar nga Presidenti Meta, kreu I Kuvendit Ruçi, por edhe bashkëpunëtorë të tij si një ndër politikanët më parimorë të vendit.

Ironia e fatit deshi që mjekut kardiolog t’I merrte jetën pikërisht njëatak kardiak. Sabit Brokaj, I njohur nga të gjithë si profesori, që prejthemelimit të Partisë Socialiste është ndarë nga jeta në orët e para tëmëngjesit të kësaj të diele në moshën 78 vjeçare.

Sabit Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991dhe ka qenë një nga themeluesit e Partisë Socialiste. Më pas ai ka mbajturpostin e Ministrit të Shëndetësisë në vitin 1991 , ndërsa në vitet më kritikepër vendin 1997-1999 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes .

Brokaj njihet edhe si një nga protagonistët e zërat kritikë brendaPartisë Socialiste. Ai do ta linte partinë, në momentin që një grupsocialistësh me Ilir Metën në krye vendosën të krijojnë një parti të reLëvizjen Socialiste për Integrim. Më pas ai pati sërish një rikthim në PS, pasila mandatin e deputetit të LSI-së për shkak të koalicionit që kjo e fundit bërime PD-në. Në atë kohë Brokaj ishte pjesë e Këshillit të të urtëve, njëstrukturë këshillimore, që Edi Rama ngriti atëhere në opozitë me figurat më tëshquara socialiste.

Brokaj mbante gradën profesor doktor, i specializuar në fushën ekardiologjisë. Ndër vite ai ka qenë edhe pedagog i jashtëm në Fakultetin emjekësisë.

Ai studioi kardiologji në Francë dhe gjatë kësaj periudhe Brokaj ishtenjë nga mjekët personalë të diktatorit Enver Hoxha.

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një humbje të pazëvendësueshme, ndarjen nga jeta të profesor Sabit Brokajt.  Kreu i Kuvendit, Gramzo Ruçi e vlerëson si një ndër politikanët më parimorë, më të urtë dhe më të mençur të Shqipërisë dhe që kontribuoi si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë në një ndër periudhat më kritike për vendin.

Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur edhe nga bashkëpunëtorë të tij si ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle, nenkryetari i LSI-së Luan Rama, të cilët kanë ndarë edhe bisedat e fundit me të.