Erdogan i përgjigjet ashpër Med 7: Doni të na hani por jemi shumë të mëdhenj, s'do keni sukses!
Vendimet e samitit të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) në Korsikë të enjten dhe aleanca e Greqisë me Francën kanë provokuar reagime të forta në Turqi.
Kjo upa si në reagimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por edhe raportet e shtypit turk.
Tayyip Erdogan reagoi përmes një video në twitter,duke publikuar një deklaratë kur ishte kryebashkiak i Stambollit.
Ai e ngarkoi atërreth orës 01:00 të mëngjesit në llogarinë e tij personale (dhe jo tëpresidencës) në Twitter dhe mesazhi ishte i qartë.
Në deklaratën e risjellë në kohë, Erdogan shprehet: "Është një tryezë ujqërish që po përgatitet. Doni te na hani? Ne jemi shumë të mëdhenj, ju nuk do të keni sukses. Nuk mund ta bëni ”.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) September 10, 2020
Mesazhi i Samitit Med 7 ishte i qartë, me Ankaranë si marrësinkryesor dhe Rusinë si marrësin dytësor.
Siria, Libia, Mesdheu Lindor dhe emigrimi ishin pikat kryesore që udiskutuan, u analizuan dhe mbi të cilat u bazua formulimi përfundimtar ideklaratës, si dhe formulimi i një qasjeje të përbashkët ndaj Ankarasë.
Kështu, parulla "Pax Mediterranea" e shqiptuar nga Emanuel Macron, pra "Paqja në Mesdhe" - ose edhe më mirë "Paqja Mesdhetare" - i referohet formulimit të një strategjie të përbashkët të BE-së në mënyrë që të mbrojë interesat strategjikë të Evropës në të gjithë pellgun mesdhetar.

Turqia dhe Greqia, vend anëtar i BE-së, kanëmosmarrëveshje të fortë në lidhje me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental.
Tensionet u rritën muajin e kaluar pasiAnkaraja dërgoi një anije eksplorimi në ujërat e diskutueshme në rajon, eshoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshjedetare me Egjiptin që zemëroi Turqinë.
Ankaraja që nga ajo kohë ka zgjeruar punën eanijes në rajonin më të gjerë, duke lëshuar udhëzime të cilat Athina i quan tëpaligjshme.
Udhëheqësi konservator grek i diskutoikomplikacionet më të fundit me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel,i cili kryeson samitet e liderëve të BE-së. Zoti Mishel do të vizitojë Athinënnë 15 shtator.