Diamanti i përsosur do shitet për 12-30 milion dollarë

Një diamant I rrallë mbi 100 karat, I cilësuar ndryshe,diamanti I bardhë I përsosur pritet të dalë në shitje në shtëpinë e Ankandeve,Sotheby's. Ai konsiderohet si një nga diamantet më të rrallë dhe pritet të kapëvlerën e 12-30 milionë dollarë.

Një prej diamantevemë të rrallë në botë pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet tëkapë vlerën e 12 - 30 milion dollarëve.

Shtëpia e AnkandeveSotheby's tha se xhevairi 102.39 karat, me një shkëlqim të përsosur, ështëdiamanti i dytë më i madh oval i këtij lloji që del në shitje.

Më i madhi, njëdiamant 118.28 karat – u shit me çmimin rekord prej 30.8 milion dollar, në HongKong në vitin 2013. Vetëm shtatë diamante të tillë - të njohur si diamante tëbardhë të përsosur, mbi 100 karat, janë shitur më herët në ankand.

"Ne po shohim një diamant të jashtëzakonshëm," tha Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive në Sotheby's,Neë York.

"Për herë të parë në historinë tonë, ne po e ofrojmëkëtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po e lëmë tregun tëvendosë."

Diamanti do tëshitet pa një çmim rezervë në Hong Kong më 5 tetor.

Dy prej diamantevemë të mëdhenj në botë i përkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë tëJewels Crown British.

Rekordi botëror përçdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrëtrëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milion dollar, një argjendari nëHong Kong.