Murgu që riciklon plastikë, qendra e meditimit në Mianmar redukton mbetjet

Një murg budist në Mianmar ka gjetur një zgjidhje për t'i ardhur nëndihmë komunitetit në reduktimin e plastikës. I ndihmuar nga një grup vullnetarësh,ai ka ndërtuar një punishte ku mbetjet plastike riciklohen në enë ushqimi dhemateriale ndërtimi.

Një murg i shquar budist në Mianmar ka gjetur një mënyrë për të reduktuar mbetjet plastike.

Abati Ottamasara, i cili drejtonqendrën e meditimit “Thabarëa”, i ndihmuar edhe nga dhjetëra vullnetarëmbledhin disa mijëra shishe plastike të përdorura në ditë nga komuniteti, duke iricikluar një pjesë si enë ushqimi që përdoren në manastir dhe pjesën tjetër simateriale ndërtimi.

"Gjatë pandemisë po hidheshin në rrugë më shumë mbeturinaplastike," tha Ottamasara, 51 vjeç, i cili nisi punëne riciklimit tre muaj më pare, pasi vuri re se mbeturinat grumbulloheshin nërrugë gjatë shëtitjeve të përditshme që i bënte për të mbledhur donacioneushqimore.

Autoritetet nuk e organizojnë nëmënyrë të përditshme riciklimin në Mianmar, ndërsa rreth 2,500 ton plehrahidhen çdo ditë në lagjen Yangon, shpesh në rrugë, në liqene, ose digjen.

"Nëse ne kërkojmë dhurime, njerëzit do t'i mbajnë ato të pastra," tha Ottamasara.

"Atëherë ne mund t'i përdorim këto shishe plastike si enëushqimore dhe kjo jo vetëm që kursen para, por gjithashtu zgjidh çështjen embetjeve plastike."

Deri tani janë ricikluar rreth dy tonmbetje plastike, ose rreth 200,000 shishe plastike, duke kursyer rreth 10,000dollarë.

Qendra e meditimit rreth 3.6 hektarë,pret punëtori për përpunimin e mbetjeve plastike.

Vullnetarët përdorin shishe plastiketë varura për të bërë hije dielli dhe madje kanë ndërtuar një strehë dukepërdorur goma makinash të mbushura me mbeturina plastike dhe çimento për tëformuar muret.