Tiranë, makina e policisë përfshihet në aksident, plagoset një femër

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Në aksident është përfshirë një makinë policiedhe për pasojë është plagosur një femër.

"Rrethorës 23:00 në kryqëzimin e "21 Dhjetorit" është përfshirë në aksidentmjeti i policisë me drejtues shtetasin Xh.P., me mjetin me drejtues shtetasinI.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjetin epolicisë, e cila u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

Ndërkohënnë një tjetër aksident rrugor po mbrëmë, në rrugën e Elbasanit, dy makina u dëmtuanrëndë pas përplasjes me njëra-tjetrën.