Këshilltari i presidentit Meta nxeh Erion Braçen në Komisionin e Ekonomisë
Në Komisionin e Ekonomisë dheFinancave ditën e sotme u shqyrtua dekreti i Presidentit për kthimin përrishqyrtim të ligjit “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.
Prezent në këtë mbledhje tezhvilluara online ka qenë dhe Këshilltari Ligjor i Presidentit Meta, BledarDervishaj i cili ka mbrojtur dekretin e Presidentit duke evidentuar të gjithashkeljet e qeverisë, Kryeministrit dhe të Kuvendit.
Po ashtu, në komision ka kërkuar tëjetë pjesëmarrës në diskutimin e Dekretit të Presidentit të Republikës përkthimin e ligjit zëvendëskryeministri, Erjon Braçe.
Mbledhja e sotme është zhvilluar mesdebateve midis Këshilltarit Ligjor të Presidentit të Republikës, z. BledarDervishaj dhe Zëvendëskryeministrit Erion Braçe.
Dervishaj: Kyligj cenon disa nene të kushtetutës dhe disa vendime të Gjykatës Kushtetuese,po ashtu bihet ndesh me disa ligje të pushtetit vendor. Kjo nisëm nuk është nëharmoni me kushtetutën dhe bie ndesh me ndarjen e pushteteve në vend. Shkelje etij bën një konstatim për anti-kushtetuetshmëri, prandaj edhe presidenti ektheu në Kuvend.
Braçe: Duat'i them presidentit dhe çdo përfaqësues të tij se nuk kanë tagër që të fyejnëdeputet e Shqipërisë, apo si janë zgjedhur dhe ushtrojnë detyrën e tyre. Këtyre deputetëve herë ua njeh vendimet, herëua kthen. Këtë qëndrim ka edhe ndaj të zgjedhurve të pushtetit vendor. Të vijëkëtu dhe të sulmojë dy pushtete legjitime, nuk shkon, është e pandershme. Problemmadhor nuk janë bërë këta deputetë, por bojkoti i opozitës. Edhe problemetvendore kanë ardhur nga bojkoti i opozitës në zgjedhje. Po ashtu, në kushte flagranceështë edhe mosdekretimi i zgjedhjeve. Edhe problemin në Gjykatën e Kushtetuesenuk e kemi vetëm nga Vettingu, por edhe për shkak të vonesave të vendevevakante për në Gjykatën Kushtetuese që nuk duhen toleruar më.
Presidenti Meta e ktheu këtë ligj nëfillim gushti 2020 duke renditur një seri argumentesh dhe nene të kushtetutësme të cilat bie ndesh ky ligj.