Flet i riu që ia përplasi në zyrë Veliajt: Me kartën e studentit na vijnë ulje për arra
I ftuar nëOra News, studenti Demian Brisha studenti që u përplas në zyrën e Veliajt ditëne sotme (10 shtator) shpjegoi ngjarjen.
Aktivisti iLëvizjes për Universitetin u shpreh se ai i përmendi kryebashkiakut kartën estudentit, abonetë, kostot e fakultetit, apo transportin ndërqytetës.
Demian Brisha: Na u tha seVeliaj kërkon disa studentë për të bërë këtë takim dhe ne përfituam nga rasti. Aitha se ka shumë punë ku bëhet llafe dhe në atë moment i thash se rasti i kartëssë studentit është një dështim total. Ai ndërhyri dhe nja 2-3 PR dhe ndërhynëedhe bodigardët. Ndërhynë se nuk donin që në të flisja. Unë i përmenda kartën estudentit, abonetë, kostot e fakultetit, faktin që karta e studentit na ofrohenulje në servis dhe jo në makete apo transportin ndërqytetës. Ai u kap te kafja.Nuk dua të pi kafe, por edhe një kafe nuk merret me uljen e kartës sëstudentit.
Studentitheksoi se i përmendi ndërtimin e pallateve në kryeqytet dhe vrasjen e ArditGjoklajt.
Demian Brisha: Po ashtu përmendandërtimin e pallateve pa kriter dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt. Sipas Inspektoratittë Punës, rreth 255 persona, fëmijë, punojnë me orar të plotë, pa kontrata. Kjomund të sjellë një dramë si ajo e Ardit Gjoklajt dhe është një çështje që duhetprekur. Një ndër premtimet më të mëdha që ka bërë Veliaj ishte që do tëndalohen ndërtimet, por po shohim se po prishen shtëpi dhe teatro për të bërë kulla.
Brisha thase gjatë karantinës, kur karta e studentit duhet të ishte prioritet, në faktvinin njoftime për ulje te arrash.
Demian Brisha: Gjatë karantinës,kur karta e studentit duhet të ishte prioritet, në fakt vinin njoftime për uljete arrat, kur unë kisha prindërit pa punë. Po ashtu, tarifat e masterit janëshumë të larta. Këto janë ato gjëra që duhet të na ndihmonte karta e studentit.Shumë studentë që vijnë nga rrethet kanë kosto shumë të larta transporti. Janë rreth12 mijë studentë ndërkohë që vetëm kaq ishin në protestë. Ndërsa, konviktet janëngjyrosur vetëm nga jashtë, tarifa është rritur, kushtet janë skandaloze. Në karantinëstudentët ishin në shtëpi dhe e kanë paguar tarifën e konviktit.
Qëllimi ynë nuk ishte përplasja, na akuzoi edhe se jemi me parti, por nuk jemi aspak. Unë jam aktivist i Lëvizjes për Universitetin. Nga zyra e tij që është shumë e shtrenjtë, duke dalë më kapi një bodigard dhe arrita të largohesha.
Lexo me shume: “Vrasës i Ardit Gjoklajt, betonizove Tiranën” Veliaj përplaset me studentët në zyrën e tij
Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti A. Kurti