Peqin, 51-vjeçari vret bashkëfshatarin me gur

Një1 viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i dy konflikteve të ndodhura mbrëmjene djeshme.  Një 64-vjeçar u vra me gurënga një bashkëfshatar në Lolaj të Peqinit, ndërsa katër anëtarë të njëfamiljeje u dhunuan në lokalin e tyre në Elbasan.

Një 64-vjeçar u vra me gurë në fshatinLolaj të Peqinit nga një bashkëfshatar.

Shyqëri Hema ka humbur jetën pas njëkonflikti me Sefedin Çelmetën, 51 vjeç.

Burimet thanë se dy burrat u përfshinënë një sherr për motive të dobta ku përdorën gurët e sende të forta.

64 vjeçari kishte marrë plagë të rëndadhe ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit ku ishte dërguar për mjekim tëspecializuar.

I plagosur ka mbetur edhe 51 vjeçariÇelmeta, i cili është arrestuar nga policia, si autor i dyshuar i vrasjes.

Ndërkohë një tjetër konflikt me sende tëforta u shënua në qytetin e Elbasanit.

Një 65 vjeçar dhe tre djemtë e tijmbetën të plagosur pas një konflikti me disa persona të tjerë tashmë tëidentifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ngjarja u shënua në këtë lokal nëpronësi të familjes Ziu.

Mësohet se ka qenë babai që ështëpërfshirë në sherr me autorët, ndërsa djemtë i kanë dalë në mbrojtje, por ekanë pësuar të katërt.

Të plagosurit janë Spiro Ziu dhe tre djemtë Renato Ziu, GjergjiZiu, Elis Ziu.

Ata morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit,ndërsa raportohet se nuk kishin rrezik për jetën.

Policia e Elbasanit ndërkohë thotë se po punon për të arrestuarautorët.

Lexo me shume: Po në Elbasan, babai me tre djemtë plagosen në lokalin e tyre