Cërrik, shpërthen bombola në banesë, plagoset xhaxhai dhe mbesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2020, 22:09
Një bombol ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesë në një fshat të Cërrikut.
Si pasojë janë lënduar pronari i banesës dhe mbesa e tij 18 vjeçe, të dyjashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombol gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhedokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.