SHISH kontrollon llogaritë bankare, ekspertët ngrenë shqetësimin

Projektligji më ifundit i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, synonkrijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare, i cili do të ngrihetnga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të administrohet ngaDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Regjistri sipasrelacionit që shoqëron projektligjin do të përdoret pikërisht si një mjet përzbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë penale, ndjekjen penale tëautorëve të veprale penale, zblulimin, gjurmimin, ose identifikimin e pasurivetë dyshuara me origjinë me veprimtari kriminale si dhe detyrimeve tatimore.

Aksesi i të dhënavenë regjistër do t'i jepet në kohë reale dhe pa filtra Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, dhe Shërbimit Informativ Shtetëtor.

Pavarësisht se kjo bëhet me qëllimpër luftën ndaj pastrimit të parave, ekspertët mendojnë se kjo i vë individëtpërballë rrezikut të keqqpërdorimit të të dhënave.