Vrasja e Eglantina Bucit, babë e bir ishin bashkëpunëtorë edhe në atentatin ndaj aktorit Prela

Prokuroria është duke kërkuar prova të reja për të vërtetuar fajësinë e babait dhe vëllait për vrasjen e Eglantinca Bucit.

Krahas dëshmive që kanë dijeni për ngjarjen, organi i akuzës do kërkojë nga kompanitë celulare, të vërtetojnë nëpërmjet qelizave telefonike, vendodhjen e personave të përfshirë në harkun kohor, kur ka ndodhur krimi.

Kjo do të vërtetojë edhe një herë me prova shkencore, përputhjen e dëshmisë të personit që ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit.

Faik Buci, babai i Elgantina Bucit të vrarëdhe groposur në 2010, eshtrat e të cilës u gjetën vetëm dy vjet më pas, mësohetse ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela në korrik të2017 dhe për të cilin i biri Shkelzeni po vuan dënimin.

Ai është  dënuar me 1 vit burg për veprime që pengojnëzbulimin e të vërtetës .

65 vjeçari kishte çmontuar pistoletën që i biriShkëlzeni tentoi të vriste aktorin Prela.

Fillimsht Faik Buci deklaroi se armën e kishte gjetur në një çantë në oborrin e shtëpisë, por më pas rezultoi se armën e ksihte marrë në çantën ku mbante veglat e punës.

Si pjesë e kësaj dosje u dënua si autori kryesor i ngjarjes, Shkëlzen Buci. Për të kryer antentatin ndaj Mikel Prelës, Shkëlzen Buci bashkëpunoi me një tjetër person i cili fitoi statusin e bashkëpunëtorit, pasi ndihmoi policinë dhe prokurorinë për të zbardhur vrasjen e Engantina Bucit në vitin 2012.

Për ngjarjen e 2017, Shkëlzen Buci, u dënua me18 vite burg dhe përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, duke marrë në finale 12 viteburg.

Bashkëpunëtori i vrasjes u dënua me 4 viteburg për atentatin ndaj Prelës.

Tashmë babë e bir janë nën akuzë përvrasjen  e vajzës Eglantinës, ku krimindyshohet se ka kryer Shkëlzeni me urdhër të të atit.