Aksidentimi i pushuesve durrsakë në Sarandë, arrestohet drejtuesi i mjetit
Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin nga Durrësi që drejtonte mjetin qëu aksidentua mëngjesin e një dite më parë në Sarandë dhe si pasojë e të cilithumbi jetën 36 vjeçari Armand Asllani dhe uplagos vetë 35 vjeçari Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi që ishtepasagjere në mjet.
"Policiaka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi mëdatë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras,duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dheështë përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetënpasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës"njoftoi policia.
Tre të rinjtë u aksidentuan ndërsa shkoninpër pushime në Sarandë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen.
Aksidentet rrugore kanë prodhuar një bilanc të lartë viktimash gjatë muajve të verës, ku në pjesën më të madhe të rasteve, shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit por edhe infrastruktura e dëmtuar.
Lexo edhe- Pushimet kthehen në tragjedi: Makina nga Durrësi aksidentohet në Himarë, 1 vdes, 2 plagosen