Kapen "skifterët" e banesave në Tiranë, autorë të 7 vjedhjeve, 3 prej tyre kasaforta

Tre persona kanë rënë në pranga dhe 2 të tjerëjanë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrinvidhnin në banesa të ndryshme në qarkun e Tiranës.

Operacioni policor i koduar “Sezoni" çoi në kapjen e shtetasve Etem Murata 35 vjeç, Smajl  Shkemza 28 vjeç dhe Dorian Basho 32 vjeç, të tre banues në Durrës. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste tëvjedhjeve në banesa, 3 prej tyre vjedhje kasafortash, të cilat dyshohet se janëkryer nga këta shtetas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore disamujore karezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve mevlerë dhe shumave të parave në disa banesa, konkretisht:

-Më datë 06.09.2020, në rrugën “Nikolla Tupe”,kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disadokumente personale dhe një shumë rreth 10000 euro, në banesën e shtetasit E.A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

- Më datë 12.08.2019, në rrugën “SkënderLuarasi”, kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ka pasur një sasi lekështe konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S. P., i cili në momentin evjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

- Më datë 20.07.2020, në rrugën “Ramiz Kovaçi”, kanë vjedhur shumën 7000 euro, në banesën e shtetasit F. Ç.

- Më datë 30.08.2020, në rrugën “PjeterBogdani”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës kapasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160dollarë dhe 270.000 lekë, në banesën e shtetasit E. S., i cili në momentin evjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

- Më datë 24.08.2020, në rrugën “MarkoBoçari”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. K. Ky shtetasishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer kakonstatuar vjedhjen.

- Më datë 29.08.2020, në rrugën “Zef Jubani”,kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. Sh. Ky shtetas ishtelarguar bashkë me familjen për pushime sezonale dhe kur është kthyer, kakonstatuar vjedhjen.

- Më datë 06.02.2020, në rrugën “Njazi Demi” ”kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases E. D.

Në cilësinë e provës materiale janësekuestruar 2 automjete, shuma prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin evalëve.

Vijon puna kapjen e personave të shpallur nëkërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun eTiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.