Pas Yuri Kim, në zyrën e drejtueses së BKH-së Ambasadori Soreca

Pas hapjes së garës për 60 hetuesit e ByrosëKombëtare të Hetimit,  në Byronë Kombëtaretë Hetimit ka zbarkuar paraditen e sotme ambasadori i Bashkimit Europian nëTiranë, Luigi Soreca.

Soreca zhvilloi takim me drejtuesen e të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare, Aida Hajnaj.

"Sot u takova me drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj për të konfirmuar mbështetjen e BE dhe për të diskutuar prioritetet e BKH-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet prioritet për Shqipërinë në në rrugën e saj drejt BE. Puna e SPAK është thelbësore për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm" komentoi në twitter Soreca pas takimit.

Një ditë më parë kjo e fundit priti në zyrëbashkë me kreun e SPAK, Arben Kraja, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe agjentë tëFBI-së.

Pas takimit, Kim shprehu dhe njëherë mbështetjen për prokurorinë e posaçme antikorrupsion.

Sipas saj, reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë dhe as e shpejtë porpo bën përparime.

“U takova sot me Drejtorin e BKH-së Aida Hajnaj dhe Shefin e SPAK-së Arben Kraja për të ritheksuar mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”

Soreca në BKH