"Deti", Vasili: Rekordet si matrapaz kufijsh nga Shqipëria në Kosovë e bëjnë Ramën të pabesueshëm

Nënkryetari i LSI-së,Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama një ditë mëparë në parlament lidhur me çështjen detare.

Sipas Vasilit, mebelbëzimet e tij, shefi i qeverisë nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi tradhëtinëe tij.

Ai thotë se opinioninuk mori asnjë përgjigje nga Kryeministri për këtë çështje, porse uzvarrit vetëm pas deklaratave greke.

Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqiperia deri ne Kosove, thekson Vasili, e bejne deshperimisht te pabesueshem.

Ndërkohë Rama në nisje të sesionit të ri parlamentar dje tha se ata që e lëshuan detin, po e mbrojnë sot.

Sipas tij, kreu i opozitës, atëherë Ministër i Jashtëm, e firmosimarrëveshjen në 2009, me buzëqeshjen më të gjatë që kishte parë ndonjëherë.

Rama tha se deti nuk mund të lëshohet, dhe se nuk ështëmaterie që mund të ndahet, siç ndante LSI tenderat për ARRSH.

Pritet që së shpejti, Ministri i Jashtëm grek, tëvizitojë Tiranën për të rinisur bisedimet.