Basha: Shqipëria pa mjekë e infermierë, ikën nga qeveria Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotëse sistemi shëndetësor publik në Shqipëri vuan nga mungesa e personelitshëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore.

Sipas tij, qytetarët duhet të presin orë editë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes kalarguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria tëketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon.

Si rrjedhojë e largimeve masive të personelitshëndetësor gjatë viteve të fundit, vijon Basha, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët.

"Sipastë dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulëttë mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqiaka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia e Veriut 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4dhe Bosnja 1.8".

Basha thekson se sot pas 2 mandatesh tëqeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonitapo Europës.

"Sipasnjë studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekëtnë Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është paga më e ulët në rajon.Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsanë Serbi e Maqedoninë e Veriut me mbi 700 euro.

Vitin ekaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synimndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro(nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566),kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 mëparë)".

Kryedemokrati Basha nënvizon se personelishëndetësor në Shqipëri ka nevojë të menjëhershme për mbështetje.

"Në7 vjet kjo qeveri i shpenzoi paratë e shqiptarëve për koncensione dhe tenderakorruptivë. 120 milionë euro për aferën e check up-it mund të përdoreshin përtë mbështetur personelin shëndetësor apo për të blerë aparatura të reja.Dështimime shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë edhe në menaxhimin epandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve ngaCOVID-19, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja COVID mbeten pjesë epropagandës, ndërsa në disa raste personeli shëndetësor nuk ka marrëshpërblimet e premtuara".

Ai premton se PD do të bëjë gjithçka për tëmbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet.

"Dotë rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët. Do tëmbështesim dhe stimulojmë mjekët që të shërbejnë në zona të ndryshme të venditku mungon tërësisht apo pjesërisht personeli shëndetësor. Do të rrisiminvestimet për aparatura moderne të qëndrave shëndetësore dhe spitaleve. Do tëanullojmë koncensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan meparatë e shqiptarëve.Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale qëpunon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh".