Pushimet kthehen në tragjedi: Makina nga Durrësi aksidentohet në Himarë, 1 vdes, 2 plagosen

Një i ri nga Durrësihumbi jetën dhe dy të tjerë mbeten të plagosur pasi u aksidentuan ndërsashkonin për pushime në Sarandë. Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit,ndërsa shkaqet po hetohen.

Pushimet u kthyen në tragjedi. Një person humbi jetën dhe dytë tjerë mbetën të plagosur rrugës drejt Sarandës.

Aksidenti i rëndë u shënua në fshatin Piqeras të Himarës. Automjeti  me targa të Durrësit në të cilin ndodheshintre persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Përplasja ishte e fortë. Për pasojë një 34 vjeçar që udhëtonte si pasagjer humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjerë tjetër mbetën të plagosur.

Viktima është identifikuar si shtetasi Armand Asllani.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun eSarandës, ndërsa të plagosurit Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi janë dërguar nëspital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Burimet thonë se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet emëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidentet rrugore kanë prodhuar një bilanc të lartëviktimash gjatë muajve të verës, ku në pjesën më të madhe të rasteve, shkakështë bërë shkelja e rregullave të qarkullimit por edhe infrastruktura edëmtuar.

https://youtu.be/wbOMq3D3K0k