Yuri Kim së bashku me agjentë të FBI-së në zyrën e kryetares së BKH-së, Aida Hajnaj

Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën në krye të ByrosëKombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka pritur sot në zyrë Ambasadoren amerikaneYuri Kim, e cila shoqërohej edhe nga agjentë të FBI.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta.

Kim mësohet se ka takuar gjithashtu edhe prokurorët eSPAK dhe drejtuesin Arben Kraja.

"Tashmë është faza e përzgjedhjes së oficerëve tëpolicisë gjyqësore dhe ambasada e SHBA ka dhënë një ndihmesë në këtë drejtim"raportoi gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi.

60 oficerë të policisë gjyqësore do të jenë pjesë eBKH dhe ky ka qenë edhe qëllimi i takimit.

SPAK dhe BKH janë projektuar si një FBI amerikane. Paspërzgjedhjes, 60 oficerët e policisë gjyqësore do të dërgohen në Nju Xhersi përtë kryer një trajnim.

Pritet hapja e garës nga zonja Hajnaj.