Fushe Krujë: 23 vjeçari në punë bie nga skela e vdes, administratori ia mbath
Një djalë vetëm 28 vjeç humbi jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga skela. Ngjarja është regjistruar dje, në Krastë të Fushë Krujë,
”Ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” informoi sot policia e Durrësit
Në pranga ka rënë pronari i banesës ku po bëhej ndërtimi pa leje si dhe është shpallur në kërkim administratori R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë
Aksidentet në vendin e punës janë kthyer në një statistikëshifrash në rritje.
Përfaqësues të Organizatës Politike thonë se pavarësisht segjatë 2020 ka pasur më pak punë për shkak të pandemisë, numri i aksidenteve dhefataliteteve ka qenë tragjik
Brenda këtij viti janë shënuar 23 aksidente në punë