U kapen 65 kg kanabis në banesën me qira në Lushnje, arrestohet i riu nga Bulqiza, një tjetër në kërkim

Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike kanabis në Lushnje dheasgjesohen bimë narkotike në Fier.

Finalizimi me sukses i operacionit antidrogë të koduar"Shtegtimi" ka çuar në pranga 2 persona ndërsa është shpallur në kërkimnjë tjetër.

Për 65 kg kanabis u arrestua  shtetasi Nevruz Çoku, 28 vjeç dhe u shpall në kërkim B. O., 45 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

"Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatinSavër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dheu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa".

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi Ektor Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja enarkotikëve" dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, përveprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".