Armë kallashnikovi dhe kanabis në Llakatund të Vlorës, dy në pranga

Dyarmë zjarri kallashnikov janë sekuestruar në Vlorë, si dhe janë asgjesuarfidanë kanabisi gjatë një operacioni policor i koduar "Llakatundi"

Nëpranga kanë rënë shtetasit H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, posedues tëarmëve të zjarrit dhe autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

"Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas" njoftoi policia.

Materialetprocedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.