Pa leje drejtimi, 14 drejtues mjetesh u arrestuan gjatë fundjavës në Lezhë

PoliciaRrugore e Lezhës ka proceduar penalisht gjatë fundjavës  22 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë tëparregullt. Prej tyre 14 shtetas janë arrestuar dhe 8 të tjerë ndiqen nëgjendje të lirë.

Janë arrestuarnga Policia shtetasit L. P., H. B., K. G., P. K., G. P., Gj. D., M. M., A. M.,P. C., Ç. T., Gj. M., Gj. Z., B. N., E. Gj., banues në Lezhë, Kurbin dheShkodër.

"Arrestimi i tyreu bë pasi në akset rrugore Lezhë-Milot, Lezhë-Shkodër, qytet Lezhë-qytet Laç, ukapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre, tëpapajisur me leje drejtimi".

Janëtërhequr 40 leje drejtimi, janë vendosur 418 masa administrative, 183 përtejkalim shpejtësie dhe 235 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhejanë kontrolluar 187 automjete.

Pogjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet ePolicisë Kurbin dhe Lezhë, 18 shtetas.

Gjithashtujanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, 8 drejtuesmjetesh.

Materialetprocedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale "Drejtimi iautomjetit në mënyrë  të parregullt"dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjitha akset rrugore, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë.