Në mini-Shengen përmes Uashingtonit, çfarë përfiton Kosova?

I ashtuquajturi projekti mini-Shengen, do të mundësojëlëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimine barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë ekspertëtë ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë. Kjo nismë,sipas tyre, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. Në atë kohë, Kosova e pati kundërshtuar fuqishëm këtë iniciativë.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë sepërmes projektit të mini-Shengenit do të eliminohen barrierat tregtare messhteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë qenë të vazhdueshme përgjatë viteve.

Mini-Shengeni,sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nënkuptonnjohjen e diplomave, njohjen reciproke të dokumentacionit, certifikatatfitosanitare dhe veterinare të lëshuara nga shtetet përkatëse.

Poashtu, mini-Shengeni nënkupton një bashkëpunim më të mirë mes doganave tëvendeve të ndryshme pa krijuar pritje të gjata dhe qarkullimin e qytetarëve nganjë vend në vendin tjetër, me më pak procedura.

Gërxhaliu:Mundësi e mirë për investime

Eksperti i çështjeve ekonomike, SafetGërxhaliu, tha për Radion Evropa e Lirë se integrimi ekonomik duhet të jetëparaprirës për integrim politik dhe në këtë drejtim eliminimi i barrierave nëBallkanin Perëndimor është prioritet kryesor.

“Mini-Shengeni në aspektin politik po krijonnjë mundësi të re që përmes dialogut dhe bashkëpunimit ekonomik të eliminohenbarrierat e trashëguara me vite. Në aspektin ekonomik, është një mundësi realepër të tërhequr investime nga jashtë dhe për të fuqizuar ekonomitë vendorepërmes eliminimit të barrierave. Në aspektin integrues, sa më herët që tëkuptojmë rëndësinë e eliminimit të barrierave, i përshpejtojmë procesetintegruese”, thotë Gërxhaliu.

Përmes mini-Shengenit, shton Gërxahliu, dotë ketë një avancim të dialogut privat-privat, do të ketë një avancim tëdialogut publiko-privat, do të ketë një formë të re të bashkëpunimit ngaaspekti bilateral, në atë rajonal.

Kosova dhe vendet e tjera të rajonit paramini-Shengenit kanë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, të cilat kanë pasurpër qëllim lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Gërxhaliu thotë se këto marrëveshje,përfshirë edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, CEFTA, në të shumtën e rastevenuk janë respektuar nga shtetet nënshkruese.

Por, mini-Shengeni, sipas Gërxhaliut, do tëjetë diçka më serioze në këtë aspekt.

“Mini-Shengeniështë një dizajn i ri dhe është draftuar në kuadër të procesit të Berlinit.Termi ‘Shengen Ballkanik’ është produkt i Berlinit, që dëshmon seriozitetin ekësaj çështjeje që nuk ka të bëjë me politika dhe rregulltiva që janë më tepërdekorative, por një konkretizim që ekonomia të jetë prioritet”, thotë ai.

Çka përfiton Kosova?

Drejtoriekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për RadionEvropa e Lirë se heqja e barrierave ndërmjet shteteve do t’u mundësojëndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare nga Kosova të zgjerojnë praninë e tyre nëmënyrë të papenguar në tërë zonën.

Zekashton se nuk ka dilemë që promovimi i lirisë së lëvizjes së lirë të njerëzve,mallrave dhe shërbimeve, por edhe kapitalit, do të ndikojnë në rritjen eshkëmbimit ekonomik, tregtar ndërmjet të gjitha shteteve të BallkanitPerëndimor.

“Mini-Shengenie bën shumë më të mundur lëvizjen e kapitalit njerëzor dhe financiar nga njërishtet në shtetin tjetër, sikur të ishin brenda vetë shteteve të tyre. Kjo do tëeliminojë barrierat burokratike që mund të kenë ekzistuar në këtë aspekt”,thotë Zeka.

Sektorii pazhvilluar i prodhimtarisë, ndërkohë, në vazhdimësi nga ekspertët eekonomisë ishte theksuar se po e vë Kosovën në disavantazh, kur po nënshkruhenmarrëveshjen të tilla.

Brenda një viti (2019), sipas të dhënave të Doganave të Kosovës,Kosova ka importuar mallra nga vende të ndryshme të botës në vlerë prej mëshumë se 4 miliardë euro, derisa ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro.

Por,sipas Zekës, mini-Shengeni do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare mesvendeve dhe do të jetë një shtysë edhe për prodhuesit vendorë në Kosovë.

“Serbianuk do mend që është fuqi më e madhe industriale krahasuar me të gjitha shtetettjera të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi arsyet historike se nuk kemi një bazë tëfuqishme industriale, por promovimi i zonës mini- Shengen do t’iu ofrojëndërmarrjeve prodhuese nga Kosova mundësi të reja për zgjerimin e papenguar dhepa barriera të produkteve dhe shërbimeve të tyre përtej Kosovës edhe në shtetetku ka pasur vështirësi për shkak të arsyeve politike”, thotë Zeka.

Barrierat qëi shkaktuan vendet e Ballkanit njëra-tjetrës

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vazhdimësikanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore njëra-tjetrës.

Serbia qysh nga viti 2008 pati krijuar barriera tregtare ndaj produkteve ‘Made in Kosova’, duke mos njohur dokumentacionin që lëshohej nga ky shtet. Barriera të tilla tregtare për produktet e Kosovës, gjatë viteve të fundit ka vendosur edhe Bosnje e Hercegovina.

Kosova, ndërkaq më 21 nëntor të vitit 2018,e kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje eHercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundërshtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizatandërkombëtare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ashtunë disa raste kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore ndaj produkteve tëKosovës, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të produkteve të Kosovës në këtoshtete.

Kosova në disa raste u është përgjigjurkëtyre vendeve me masa të njëjta.

Pse ekundërshtoi Kosova mini-Shengenin më 2019?

Në atë kohë, presidenti i Kosovës, HashimThaçi e kishte quajtur këtë iniciativë rajonale të pakuptimtë, për aq kohë saSerbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Krijimin e një mini-Shengeni e patikundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partie cila aktualisht qeverisë me Kosovën. Ai kishte thënë se kjo nismë çon nëkrijimin e një "mini-Jugosllavie".

Ndërkaq, kryeministri i atëhershem, Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar, kishte thënë se një iniciativë e tillë e dëmton dhe e rrezikon Kosovën. Sipas tij, ideja për “mini-Shengen”, përveç tjerash, mundëson “rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, e rrjedhimisht edhe në Kosovë”, marrë parasysh se “Rusia dhe Kina janë të instaluar në të gjitha aspektet në Beograd”./ REL