Vrau me thikë një dhe plagosi 7 të tjerë në qendër të Birminghamit, arrestohet agresori
I dyshuari për vrasjen me thikë të një të riu dhe plagosjen e 7 të tjerëve natën midis të shtunës dhe të dielës në qendër të Birminghamit, është arrestuar.
Lajmi u konfirmua nga SteveGraham, kryeinspektor i policisë lokale, duke deklaruar se arrestimi i një27-vjeçari u bë në 4 të mëngjesit dhe se ftesa për të gjithë dëshmitarët që tëparaqiten për të konfirmuar njohjen e sulmuesit mbetet e vlefshme.
Të dielën në mbrëmje, Policiae West Midlands kishte lëshuar një video me imazhet e të kërkuarit. Aiakuzohet për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.
Ngjarja ndodhi në katërepisode. Një goditje e parë me thikë u raportua pak pas mesnatës në zonën e SnoëHill, e ndjekur nga një përplasje midis dy grupeve të të rinjve në QendrënArcadian (një zonë që përfshin klubet e natës, restorantet dhe pub-et) dhesulme të tjera midis "Livery Street, Irving Street dhe Hurst Street",në qendër të qytetit.