Australia pret të marrë vaksinën e koronavirusit në janar 2021 për 1.7 mld dollarë
Australia thotë se do të sigurojë gati 85milion doza të vaksinës për koronavirusin nëse dy prova premtuese rezultojnë tësuksesshme.
Kryeministri Scott Morrison tha se vendi kishte arritur dymarrëveshje që do të lejonin që dozat e lira të shpalleshin në 2021 nëse ato dotë miratoheshin për përdorim.
Morrison vlerësoi se kostoja e tyre ishte 1.7 miliardëdollarë.
25 milion njerëzit e Australisë mund të fillojnë të marrindoza nga janari por nuk ka "asnjë garanci", tha ai.
"Sidoqoftë marrëveshja e vë Australinë në krye tëradhës, nëse ekspertët tanë mjekësorë u japin vaksinat dritën jeshile",tha kryeministri.
Një vaksinë po përgatitet nga Universiteti i Oksfordit dhekompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është lokale nga Universitetii Queensland dhe CSL.
Australiaka regjistruar më shumë se 26,000 raste infeksioni me Covid 19 dhe 769 vdekje,shumica në dy muajt e fundit pas një shpërthimi në Victoria.
Shteti njoftoi të dielën se do të zgjaste bllokimin e tij të rreptë përdy javë të tjera, përpara se të lehtësonte gradualisht kufizimet.
Sipasplanit, njerëzit në Melburn nuk do të jenë në gjendje të vizitojnë familjet etyre për grumbullime në grup deri të paktën në fund të nëntorit.