Shpëtuesit në Bejrut: Nuk ka shenja jete të të mbijetuarve një muaj pas shpërthimit
Ekipet e shpëtimit që gërmojnë nëpërnjë mal me rrënoja në Bejrut thonë se nuk kanë zbuluar asnjë shenjë jete pasikërkuan për një të mbijetuar të mundshëm, një muaj pas shpërthimit masiv qëshkatërroi qytetin.
Shpërthimi i gati 3,000 tonë nitratamoniumi shpërtheu në kryeqytetin libanez në 4 gusht, duke vrarë 190 vetë, dukeplagosur më shumë se 6,000 dhe duke lënë më shumë se 300,000 të shpërngulur ngashtëpitë e tyre.
Shpërthimi shkatërroi pjesën më tëmadhe të zonës bregdetare lindore të Bejrutit.
Ekipet e shpëtimit të enjten filluankërkimet për një të mbijetuar të mundshëm në zonën Mar Mikhael pranë epiqendrëssë shpërthimit pasi zbuluan lëvizjen thellë brenda mbeturinave të Mërkurën.
Mendimi se një person tjetër mund tëketë mbijetuar nga shpërthimi ishte bërë një dritë shprese në qytet.
Këto shpresa u shuan të Shtunën kurekipi kilian që drejtoi përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit tha se askush nukështë gjallë nën rrënoja.
"Fatkeqësisht, sot, mund të themi se nuk ka asnjë shenjë jetebrenda ndërtesës," - u tha gazetarëve FranciscoLermanda, kreu i ekipit të shpëtimit Kilian Topos.