Nuk ndal "marshin" Covid-19, 875 703 të vdekur dhe mbi 26 milionë të infektuar
Shifrat e vdekjeve nga Covid-19 janë duke iu afruar 1milionë në të gjithë botë.
Ditën e sotme (6 shtator) numërohen të paktën 875 703 tëvdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor.
Ndërkohë, më shumë se 26 671 700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 496 300 konsiderohen sot si të shëruar.
Nga ana tjetër, ditën e djeshme 5 693 tëvdekur dhe 305 583 raste të reja janë regjistruar në botë.
Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancete tyre janë India me 1 089 viktima, SHBA-ja me 998 viktima dhe Brazili me 888viktima.
SHBA-ja është vendi më i prekur si për nganumri i të vdekurve ashtu dhe i rasteve me 187 777 të vdekur për 6 202 053raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Tëpaktën 2 283 454 persona janë deklaruar të shëruar.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janëBrazili me 125 502 vdekje për 4 091 801 raste, India me 69 561 vdekje për 4 023179 raste, Meksika me 66 851 vdekje për 623 090 raste dhe Britania e Madhe me41 537 vdekje për 342 351 raste.