Papa Françesku: Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne!

Papa Françesku ka rikujtuar shenjtërimin e Nënë Terezëspërmes një postimi në Twitter, ku ka drejtuar një lutje te posaçme.

Papa shkruan se ajo ishte një punëtore e palodhur ebamirësisë dhe se mënyra e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas.

“Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne, që mënyra jonë e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas, që të derdhet te të gjithë pa dallim gjuhe, kulture, race apo feje!”, - shkruan papa Françesku.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza u shpallzyrtarisht edhe nga Vatikani si e tillë.

Shën Tereza “u lumturua” në tetor të vitit2003, nga Papa Gjon Pali II.

Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910në një familje shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua një manastiriirlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.