Trump: Vendet islamike dhe arabe do ta ndjekin shembullin e Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se shembullin e Izraelit, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën do ta ndjekin edhe vendet tjera islamike dhe arabe.

Trumppërmes një postimi në Twitter ka thënë se është një ditë e madhe kjo për paqenme Lindjen e Mesme.

“Një ditë tjetër e madhe për paqen me Lindjen e Mesme –Kosova dhe Izraeli me shumicë myslimane kanë rënë dakord të normalizojnëlidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Të lumtë! Më shumë vende islamikedhe arabe do të ndjekin së shpejti”, shkruan Trump.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Nëceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri iKosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshjau nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Marrëveshja e arritur nëShtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janëzotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç ështëajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjënajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnëpërpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes,Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuarmë 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palëtdo të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studimfizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, sifurnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.