'Miss Arbëresha', bukuroshja që u kororëzua në Kalabri
Një natë më parë në qytezën arbëreshe Spezzano Albanese nërajonin jugor të Italisë, në Kalabri, është zhvilluar eventi Miss Arbëresha2020.
18 bukuroshe nga qyteza të ndryshme arbëreshe të Kalabrisë,Puglias, Sicilisë, Basilikatës konkuruan për kurorën e më të bukurës sëArbërisë.
Të veshura me kostumet tradicionale antike shumë ngjyrëshetë trashëguara brez pas brezi në familjet e tyre, miset arbëreshe sfiluan nëarenën e hapur të amfiteatrit të qytezës Spezzano Albanese apo Spixana nëgjuhën arbëreshe.
Më e bukura e Arbërsië 2020 u zgjodh Francesca Ferrara ngaqyteza arbëreshe Piana degli Albanesi apo Hora e Arbëreshëve në gjuhën shqipe.
Bukuroshja 23 vjeçare i pëlqen të udhëtoj e të njohë botën , veten e përshkruan me njëkarakter dinamik e sportiv e punon si visual merchandiseb në botën emarketingut.
"Jam krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë e që me shumë dashuri mbaj veshur këtë kostum tradicional të trashëguar nga familja ime", është shprehur fituesja e Miss Arbëria Franceca Ferrara e cila në këtë konkurs mbajti veshur një kostumin tipik arbëreshe shumë vjeçare, ruajtur e trashëguar nga gratë e familjes së saj.
Ky event që jo vetëm një konkurs e sfilatë bukurie, por njëmotiv më shumë për t'i dhënë vlerë identitetit të Arbërsië, historisë së kësajkomunitetit që i reziston kohës, qe një dritare për t'u njohur me zakonet,traditat e kulturën e një populli që prej 6 shekujsh nuk e ka harruarShqipërinë, gjuhën e prejardhjen e tij.
Ky edicion i XVI i këtij eventi i zhvilluar në respektin enormativës ligjore të rregullave të distancimit për shkak të pandemisë Covid19, pati një interes të madh nga arbëreshë, italianë e shqiptarë të Italisë tëcilët e ndoqën live në rrjetet sociale me të drejtën e votës së tyre për njëtjetër çmim të ri këtij konkursi "Miss Arbëreshë Social 2020".
"Miss Arbëria 2020" u bë spektakli mbyllës iedicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kulturës Arbëreshe.