Meta i jep Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" skulptorit duarartë Mumtas Dhrami

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Dekoratën elartë "Nderi i Kombit", skulptorin e Popullit, duarartinMumtas Dhrami, për kontributin e shquar dhe arritjet e lartaartistike në fushën e skulpturës, ngritjen e forcimin e shkollës shqiptare tëarteve figurative, si dhe lartësimin e kulturës kombëtare.

Ai ka skalitur me daltë si rrallë kush historinë e lavdishmetë kombit shqiptar.

Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësive të tijkrijuese ai ka gdhendur mjeshtërisht duke i përjetësuar momentet më kulmore dhefigurat më të shquara të shqiptarisë, në një galeri të pafund veprash emonumentesh artistike, për t'i sjellë gjithmonë të gjalla midis nesh.

Një prej kryeveprave të tij është edhe Monumenti i Lirisë nëDrashovicë, Harku i Triumfit të epopesë së lavdishme të luftërave tëVlorës e Labërisë kundër pushtuesve.

"Mirënjohës të gjithë artistëve që me krijimtarinë e tyre i kanë përjetësuar mesazhet frymëzuese që vijnë nga historia në mbrojtje të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë" shkruan Meta.