Bujku zbulon thesarin arkeologjik në Tepelenë
Një bujk ka zbuluar krejt rastësisht në Turan të Tepelenës një thesar arkeologjik. Në një varr të shekullit të tretë para krishtit, janë zbuluar ndër të tjera dhe enë qeramike si dhe monedha. Pavarësisht zbulimit autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për ruajtjen.
Nëntoka shqiptare vazhdon të flasë dhe të tregojëhistorinë.
Pas tumave të Himarës, është Tepelena që sjell njëtjetër surprizë. Një fermer në zonën e Turanit duke punuar tokën e tij, kazbuluar një varr në të cilin u gjetën mbetje skeletore, enë qeramike dhemonedha.
Sipas ekspertëve, varri zë sipërfaqe rreth 2 metrakatrorë, ndërsa nga të dhënat paraprakisht është datuar se i përket shekujve tëtretë e të dytë para Lindjes së Krishtit.
Por zbulimi rastësor, mund të jetë vetëm një pjesë easaj çka mund të fshehë nëntoka e që mund të hedhe dritë në të shkuarën e zonës.
Ndaj zbuluesi ka ndarë fotografitë me ish ministrin e Arsimit Ethem Ruka, i cili i drejtohet me një thirrje autoriteteve për të marrë masa urgjente për të shpëtuar këtë thesar kulturore që gjendet përballë rrezikut te shpërdorimit nëse nuk merren masa urgjente për konservim dhe gërmim.
