Vlora, Vlora, rroki armët dhe bëja forra! Meta dekoron Bandën Kombëtare Muzikore "Vatra"

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri më të lumtë dora!

Kjo këngë simbol, e kompozuar ngaThoma Nasi me vargjet e poetit Ali Asllani dhe e kënduar nga Banda KombëtareMuzikore "Vatra", mbajti lart moralin e forcave që luftonin furishëmnë Tepelenë, Drashovicë dhe në kodrat përreth qytetit të Vlorës, dhe shoqëroiKomitetin “Mbrojtja Kombëtare” në manifestimet e fitores së luftës së Vlorës.

Thënia e Nolit "Mbahu nëne,mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë", gjeti konkretizimin e saj, përmesakteve sublime të 120 vullnetarëve shqiptaro-amerikanë, të mbledhur dhe tëpërgatitur nga federata “Vatra” në SHBA dhe tek veprimtaria mbarëshqiptare eBandës Kombëtare “VATRA” në atdhe.

Në nderim të gjithë veprimtarisë patriotike dhe kulturore të Bandës Kombëtare "Vatra",  Presidenti Ilir Meta i akordoi sot dekoratën e lartë “Nderi i Kombit.”