Leke Tasi: Shekujt janë mangut nga dëshmitë e shqiptarëve

Në moshën 92 vjecare, Artisti Lekë Tasi, ka marrë misionin të rrëfejë në performancë teatrore kalvarin e vuajtjeve në jetë duke dhënë mesazhe të forta për të ardhmen. "Guxoni të dëshmoni!" Ishte thirrja për të gjithë ata që janë përballur me përndjekjen e regjimit ashtu si Ai vetë!

Shkoder- Të rrëfesh jetën tende në publik nuk është aspak e lehtë. E aq më shumë kur ajo i përket një periudhe të errët, në të cilën kalvari i vuajtjeve ka qënë i gjatë.

Por përartistin 92 vjeçar Lekë Tasi, ky ishte një mision që duhej kryer, prandaj aisolli në qëndren rinore “Arka” përformancën teatrore “Arka Noe 2”.

Një arratime trup dhe një arrati me mend.

Këtë tëdytën përjetoi edhe Lekë Tasi me familjen e tij ndërsa jetoi nën përndjekjenkomuniste, përballë të cilës nuk u dorëzua asnjë moment.

Ai apelon qëmos të harrohet e shkuara dhe kushdo që ka vuajtur nga ajo kohë të marrëguximin ta dëshmojë për brezin e ri dhe në shërbim të historisë.

Leke Tasi: Shekujt janë mangut nga dëshmitë e shqiptarëve. Ka historira pa fund që nuk i kemi më. Të paktën këtë fazën e komunizmit duhet ta kemi.

Udhëtim të mendjes, drejt muzikës, drejt letërsisë e drejt imazheve e cilësoi regjizori Stefan Çapaliku

"Vetë personazhi i Lekë Tasit, një burrë 92 vjeç që hyp në bashin e anijes është një artefakt I rëndësishëm. Nukkemi ku të gjejmë njerëz të tillë që janë gati të ndajnë jetën e tyre në mënyrë artistike”