Një dëshmi e gjallë, i internuar në moshën 13-vjeçare

Djaloshime sytë e trishtuar në foto, është babi kur ishte 13 vjeç, pak javë para se tainternonin në Tepelenë, me motrën 15 vjeçe dhe nanën e shumëmunduar. Vëllai imadh, Samiu, ishte arrestuar që në 1945 dhe vuante dënimin në burgjet kampe tëpunës së detyruar. Vëllai tjetër, Fahriu, 22 vjeçar, u arratis nga malësia eMbishkodrës, për t'i dhënë vetes mundësinë e jetës në liri.

Zgjedhja e tij e jo vetëm, ndikoi jetën e familjes së mbetur në shtëpinë qindvjeçare në Shkodër. Babi tregonte se kur u erdhi kamioni te shtëpia dhe u dha një orë kohë për t'u bërë gati se do të internoheshin, në rrëmujën e ngutin me të cilin e ëma dhe e motra merrnin sendet personale e ato të domosdoshme për të jetuar, ai vraponte nëpër shtëpi që të gjente strajcë për të futur librat e dhuruar nga shkolla, si nxënësi më i mirë. Kishte idenë se do t'i duheshin atje ku do të shkonte, pa qenë fare i përgatitur për çfarë e priste.

Babai i Ardita Repishti në moshën 13-vjeçare

Familjau largua nga shtëpia qindvjeçare dhe e la derën hapur. U ngushtuan mbi kamionme dajën, kushërinjtë dhe familjarë të tjerë të arratisurish, për ta mbajturfrymën në kalanë e Beratit.

Atjeqëndruan disa kohë, në kushte të vështira, të pamundura, me shumë familje tëtjera të veriut, që shtoheshin dita-ditës. Në kujtimet e babit kishte beratasfisnikë, që ndihmonin të ardhurit me sa kishin mundësi. Kishte hutim për jetënnë mjediset e papërshtatshme të kalasë dhe mirënjohje për moshatarët vendas qëi mbajtën afër, të cilët, pas 40 vjetësh, ai shkoi t'i kërkonte e takonte.

NgaBerati, familja e mbetur Repishti u transportua për në Turan të Tepelenës.

Këtubabi nuk donte të fliste më. Kujtimet e tij ishin të copëzuara, të ngarkuara medhimbje, shumë rrallë i ndau me ne.

Mikui tij në internim që e takova më vonë duke i kërkuar të më fliste për të, mëthoshte se ishte e natyrshme. Njeriu s'e ka të lehtë të flasë e tregojë për njëkohë kur është gjithnjë i poshtëruar. Pa folur për të tjerat.

Historitëe babit, hallës e gjyshes në Tepelenë janë të pakta. Me vështirësi i kammbledhur nga shprehjet e tyre, kujtimet apo bisedat me axhën, i cili më shumëse të gjithë mban mend, i ka jetuar në vetë të parë dhe mund t'i lidhë tëgjitha.

Pastajlirimi, pritja gati njëvjeçare në kamp se nuk kishte makinë për t'i larguar qëatje, dhe rikthimi në ahurin e shtëpisë në Shkodër, të banuar e keqpërdorur ngatë tjerë, por prapë, shumë e dashur para tmerreve të Turanit e Tepelenës.

Dhepërpjekjet për mbijetesë, përshtatja me realitetin e ri, ku në shtëpinë e vet,në lagjen e vet, në qytetin e vet, ai ishte i mituri i kthyer nga internimi, mevëllanë në burg, vëllanë tjetër të arratisur, largimet e njëpasnjëshme ngashkolla, punët e rëndomta, djegia e shpresës për më mirë...

Këtëfotografi dhe tekstin shpjegues nga pas e gjetëm në shtëpi, në kopje përsecilin nga ne, pasi u kthyem nga Tirana, ku babi nuk i mbijetoi sëmundjes.Sirtari i tij me letra, kujtime, shënime, dokumente, ishte sistemuar nëpërsosuri. Ai kishte riprodhuar foton e dëmtuar të fëmijërisë për ne të gjithë.Pa bujë, në heshtje.

Teksti i shkruar nga pas, i cili nis në vetë të tretë, është dëshmia e vetme me shkrim që më ka lënë babi për Tepelenën.

Teksti i shkruar pas fotos

Vlerën e tij e kuptova kur ai nuk ishte më e nuk mund të përgjigjej. Dhe sa shumë pyetje ka...

Sashumë nevojë për të ditur, njohur, kuptuar, thelluar, reflektuar, vepruar,ndërmarrë...

Kanëkaluar mbi dhjetë vjet që babi nuk është më. Emri i tij, as i gjyshes simefisnike nuk figuron në regjistra internimi e dënimi, sikur të mos ishin larguarkurrë nga shtëpia, të mos kishin kaluar mundimet e kalasë së Beratit, tmerret eTuranit e Tepelenës, të mos kishin jetuar përherë në trysni... Ata mbyllën sytëdhe duket sikur nuk kanë qenë kurrë....

Jovetëm ata. Shumë si ata... Fëmijët që u tretën në Tepelenë e jo vetëm,familjarë të tyre, sa e sa histori të pabesueshme që mbetën pa rrëfyer, që mezizbulohen në kujtimet e bashkëkohësve që ikin dita-ditës dhe fiken, bashkë mezërat e tyre.

Dëshmitëe të gjithë atyre që i mbijetuan çnjerëzimit, shtypjes e ligësisë, janë tërëndësishme.

Ata isjellin në të sotmen fatet e njerëzve tanë, i japin ngjyra asaj ane tëhistorisë për të cilën është bërë kujdes të asgjësohen apo tjetërsohendokumentet, por jeta dhe fryma mbeten, edhe kur nuk duken, edhe e vërteta...

Këtëfoto e mbaj pranë vetes.

Babimë sheh i trishtuar, fëmijë, nga një dimension që unë nuk ia njoha kur ishte mene.

Porbabi 13 vjeç, në pritjen e ankthshme të të panjohurës, ka një forcë që nuk mundta gjej gjithkund.

Babiim fëmijë, i bardhë, i pafaj e fisnik, nuk flet, por thotë shumë; nuk bën, porvepron, nuk ndërmerr, por vendos.

Sahistori mund të lidhen me një foto, ku kohët nuk janë rend kronologjik...