Ekspozohet bazilika e Linit në Pogradec
Njëtjetër pjesë nga Bazilika e Linit në Pogradec është ekspozuar. Kjo pjesë emozaikut, e cila daton në shek IV-V kohës së sundimit të perandorit romakJustinianit do të qëndrojë e ekspozuar deri në fund të shtatorit dhe mund tëvizitohet nga vizitorët në mënyrë që të njihen nga afër me vlerat e rralla të kësajbazilike.
Ndërkohëqë Drejtori i DRTK Korçë Gjergji Koki, thotë se nuk përjashtohet mundësia që nëtë ardhmen kjo bazilikë të mund të ekspozohet e gjitha.
Punimetrestauruese drejtohen nga profesori i mirënjohur Agron Islami ndërkohë që këtopunime janë ndjekur nga afër edhe nga kryetari i Bashkisë Pogradec IlirXhakolli.
Profesori Agron Islami: ''Kemi nefin qëndror, kemi dy nefet anësore që kanë formën e harkut. Ky quhet parasforë dhe janë dy ambiente ndihmëse të bazilikës, pastaj kemi dhe oborrin e brendshëm.''
PasPastoforit e cila u zbuluar 3 vjet më parë për vizitorët, zbulimi dhe ekspozimitashmë i Nartexit të pritet të rritë edhe më tepër kureshtjen e vizitorëvevendas apo të huaj.
Gjergji Koki, Drejtor i DRTK Korçë: ''Deri në fund të muajit shtator të gjithë tursitët të cilët vizitojnë këtë rajon, do kenë mundësi të shohin pjesë të zbuluara për herë të parë të mozaikut e Linit.''
Mozaikëte bazilikës paleokristiane të Linit përbëhen nga motive që përfshijnë jo vetëmelemente të përdorura edhe në bazilikat e tjera si: “euharistia” (zogj qëçukisin rrushin), motive me gërsheta, skena nga bota ujore, bimore dhe ajoshtazore, zvastika (kryqi i thyer) dhe lulet por edhe motive që gjenden shumërrallë.
Ndërkohëqë zona përreth ofron një pamje unike të bregliqenit apo edhe fshatit Lin. Sëshpejti në këtë fshat që është pjesë e 100 fshatrave turistikë do të nisë njëinvestim prej 10 milionë eurosh me fonde nga KFE gjermane që synon investime nëinfrastrukturë, kanalizime, rikonstruksion banesash dhe ndërtimin e njëpasarele ujore përgjatë bregut.