Varri që zbulon historinë, monedhat me Perënditë Artemis e Apollo kërkojnë studim

Njëra ka kokën dhe skeptrine Apollonit, ndërsa një tjetër imazhin e perëndeshës Artemis.

Afro 2300 vitet qëkanë qëndruar të groposura në tokë kanë dhënë efekt.

Por pas pastrimit monedhate gjetura në varrin e zbuluar në mënyrë rastësore në Turan të Tepelenës,sikurse enët e qeramikës mund të japin informacione të rëndësishme për banorëtdhe historinë e zonës.

Vetë varriparaprakisht i përcaktuar i shekujve 3-2 para Lindjes së Krishtit është i parii këtij lloji në zonë dhe hap perspektivën për gërmime të mirëfilltaarkeologjike.

Maringlen Mëshini:"Këtogjetje e pasurojnë dhe më shumë hartën."

Zbulimi rastësor udokumentua nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimise Kulturore.

Pas vëzhgimit të parë,specialistët u bindën se bëhet fjalë për një zbulim me vlera ndërsa materialete zbuluara janë potencial për tu ekspozuar.

Maringlen Mëshini: "Dotë dokumentohen dhe do të shohim pastaj vlerën e tyre për ekspozim,fonde."

Nuro Kuçi është fermeriqë bëri zbulimin rastësor.

Ai tregon si e nxorinë dritë atë që është pagëzuar si Thesari i Turanit, duke e vënë në dispoziciontë studimeve të mëtejshme.

Nuro Kuçi: "I mbyllur hermetikisht me pllaka nga tëgjitha anët.Ishin dy qypa brenda, ishte skeleti i njeriut që u dekompozua nëmomentin e kontaktit me oksigjenin."

Nëntoka shqiptare nëvazhdimësi po zbulon thesare që i ka mbajtur fshehur për mijëra vite.

Jo shumë kohë më parënë Himarë u zbulua një varrezë tumulare.