“Jul Çezari” u rikthye në Shkodër 100 vjet pas shfaqjes së parë në vitin 1920
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, regjizori Ivica Buljan,e ka nxjerrë veprën "Jul Çezari", nga skena në ambient të hapur.
E shkruar 4 shekuj më parë, vepra e Shekspirit për atin ediktatorit po shfaqet në Shqipëri në një kohë të trazuar, jo vetëm politike.
Alfred Trebicka:"Realishtne nuk do të shpëtojmë ndonjëherë nga diktatorët. E gjithë puna është se sa dotë arrijmë t'i mbajmë në fre, pra të mos i lëmë që të na hipëin mbi kokë siç ikemi patur dhe fatkeqësisht ka akoma shenja"
Sfondi i zhvillimeve në vend e bën aktuale, vlerësojnë aktorëtqë e vënë në skenë.
Ervin Bejleri:"Kampërshtypjen që në Shqipëri kërkohet një Avni, jo aq radikal sa Avni Rustemi,por vërtetë që kërkohet dikush, kërkohet një frymë e re që të ndryshojë, që tësjellë atë të cilës Shqipërisë po i mungon dita-ditës; frymën, ajrin"
Jul Çezari i Sheksipirit jep edhe mesazhet për atë që synon tëkthehet në dikator i radhës.
Romir Zalla: "Ështëmirë që diktatorët të vriten gjithmonë, në mos fizikisht, politikisht, moralisht.Në momentin që pushteti fillon dhe të konsumon dhe të ezauron, duhet patjetërtë hapësh krahun dhe t'i hapësh dritën jeshile një lideri tjetër"
Vepra është në tur kombëtar pas premierës në Tiranë