Meta kërkon vlerësimin e figurave kombëtare pavarësisht dritëhijeve: Një komb që fle, vdes!
Presidenti, Ilir Meta,mbështet nismën që 3 shtatori dita e fitores së Luftës së Vlorës 1920 tëshpallet festë kombëtare. Duke cituar Ismail Qemalin se një komb që fle vdes, Kreui Shtetit theksoi nevojën për vlerësimin e figurave kombëtare edhe psendonjëherë mund të kenë dritëhije.
Në100 vjetorin e Luftës së Vlorës në vitin 1920, presidenti Ilir Meta mbështetinismën që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpalletFestë Kombëtare.
Meta: Nuk duhet të harrojmë se nëvitin 1920 kemi edhe dy figura të shquara, më pas antagoniste për arsye tëbindjeve politike, të cilat ishin në një front: Ahmet Zogu dhe Avni Rustemi. Epërmend këtë, sepse është e rëndësishme që të japim mesazhe pa komplekse përatë që është bërë mirë në momentin më të rëndësishëm, por pa mbuluar ato qëmund t’i konsiderojmë si veprime që nuk i kanë shërbyer një interesi tëpërgjithshëm apo kombëtar, stabilitetit të vendit apo demokracisë.
Nëkonferencën shkencore mbajtur në Vlorë, Kreu i Shtetit theksoi nevojën evlerësimit të figurave kombëtare, edhe pse ndoshta ndonjëherë mund të kenëdritëhije.
Atycitoi Babain e Pavarësisë, Ismail QemaliN, për të theksuar mesazhin.
Meta: Fëmija që fle, rritet. Një komb që fle, vdes!
Historianët Paskal Milo e Pëllumb Xhufi theksuan rëndësinë historike të Luftës së Vlorës!
Në kuadër të ceremonive përkujtimore në një nga sheshet e Vlorës u vendos busti i Osman Haxhiut.

