Shkodër: Botohet publicistika e martirit të Kishës, Dom Lazër Shantoja

Publicistika e klerikut poet, Dom Lazër Shantoja vjen për lëxuesin në një përmbledhje nën titullin “ Tinguj shungullues të shpirtit”.

Shkoder- Martiri i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Lazër Shantoja i njohur si poet dhe prozator ka ardhur për lexuesin në një përmbledhje të publicistikës e titulluar “ Tinguj shungullues të shpirtit” përgatitur për botim nga Arben Ndreca.

Kleriu qëjetoi në mërgim plot 15 vjet, fliste, lexonte e shkruante latinishten egreqishten, gjermanishten, frëngjishten e italishten dhe ishte ndër të parëtshqiptarë që mësuan esperanton.

Kujdesin dhemerakun më të madh, dom Lazër Shantoja e kishte për të përsosur shqipen, simjeti i tij kryesor letrar e estetik.

‘’Shantoja edhe në pamlfetet dhe satirat më politike dhe të ashpra, dallohet për brishtësinë dhe lëngimin e gjuhës. Janë pasqyra e një kulture të rrallë gjuhësore.''

Dom LazërShantoja la një numër të madh veprash, të cilat janë mbledhur në dy vëllime meqindra faqe.

Pjesë  e përmbledhjes janë edhe shkrimet e tij tëshumta, shpërndarë ndër gazeta e revista të kohës, si “Leka”; “Cirka”; “Zani iSh’na Ndout” e sidomos tek “Ora e maleve”, ku bashkëpunoi ngusht me Atë AntonHarapin, Atë Gjergj Fishtën e Luigj Gurakuqin.