Linçimi i Tefta Tasit
LekëTasi: fragment ditari nga “Grabjani rrëzë kodrave” (ditar internimi)
18Tetor '79
Teftanuk është më me ne; e arrestuan dje. Në datën 15 i bënë “demaskimin” në sallëne kinemasë; pastaj, dy ditë me rradhë na hodhën gurë në shtëpi dhe dje erdhigazi e mori.
Oborriështë plot me gurë, copa tullash, xhama të thyera. i lamë pa fshirë që t’ishihte ndonjë hetues se ç’u punua në kurriz tonë. I bëmë telegram Ministrisë,po të gjitha dolën kot. Ky institucion vendosi kundra nesh.
Merradhë ndodhi kështu: të mërkurën mbasdite kishim dalë në apel me çunat përdore. Pritëm mjaft se s’po vinte njeri të na numuronte si përherë. Ora kaloi,po errej, kur në shesh të sektorit ndaloi një Gaz dhe zbriti Guri. Na hodhi njëshikim si grup, i ngutur dhe menjëherë na urdhëroi të futemi në sallë përmbledhje. Deshëm t’i çonim fëmijët në shtëpi, meqë ishte vonë, por ai s’na la.I morëm në sallë por pastaj i çoi Danaj dhe u kthye. (S’di ç’do të kish ndodhurpo t’i kishim aty).
Popullipo mblidhej me shumicë, të sinjalizuar si duket që mbledhja ishte me rëndësi. Ungucëm në mes të gjindjes, dhe Guri na çoi në rreshtin e tretë, tamam përballëtryezës me beze të kuqe të përgatitur për presidiumin.
Atmosferaishte e keqe. Para disa javësh, mund të ketë dy muaj, kanë demaskuar Dumet,para pak ditësh kemi bërë fjalë me Gurin por sidomos fjala e kryetarit të Degësna ndillte për keq. Salla u mbush dhe turma vazhdonte të hynte duke plotësuaredhe hapësirën para të dyja portave. Zuri vend presidiumi, partia e Grabjanitplus Petraq Nushi, sekretar i partisë së ndërmarrjes. Turma gumëzhinte po kur ungrit Filipi, sekretar i partisë, kureshtja e mundi zhurmën.
“Jemimbledhur sot tha gati i buzëqeshur, që të bëjmë demaskimin politik të TeftaTasit. Ku është Tefta?” pyeti pastaj. Dëgjova time motër që u përgjegj: “Ketujam”.
“Ngrehukëtu para popullit. Atje te muri, të të shohë populli”.
Tefta u ngrit dhe vajti qëndroi tre metra larg presidiumit.

Iadhanë fjalën Petraqit (zeshkan, faqekuq, arrogant). Filloi të lexonte akuzën etij, të mbushur me fjalë fyese si e “poshtër, reaksionare, amorale, bushtër,kërmë”.
Ç’mundtë bënim? Të ngriheshim? Ishte vonë, dyert ishin të bllokuara. Ai vazhdoi meton të lartë dhe vazhdimisht e shtonte zemërimin, nga fundi edhe me shkumë nëcepat e gojës … “I ati ka qënë ministër i Zogut, i dënuar nga partia si armik ipopullit, po ashtu edhe xhaxhai i saj, po ashtu dhe daja, dhe i vellai… janëfamilje reaksionare. Nuk del në punë, vjell vrer, shan mallin e dyqanit. Duanpërmbysjen e pushtetit, duan që të vijë imperializmi. Por populli u ka thyerkokën gjithmonë!” etj, etj.
Populliduartrokiste, brohoriste. Shpesh ia ndërprisnin fjalimin, dhe sa herë bëheshinkëto ndërprerje, zëri i hollë i një skraparlliu flokëbardhë delte përmbizhurmën me një klithmë Rroftë shoku Enver!!. Salla ngrihej në këmbë dheshpërthente në urra të gjata. Një i rinisë m’u afrua mu në fytyrë duke mëzbardhur dhëmbët me zgërdhi.
Vendosëmtë mos çohemi nga vendi dhe kështu ne të tre këtu dhe Tefta atje ishin tëvetmit që nuk rrihnim duart dhe e mbanim gojën mbyllur.
…Zhurmau ul. Presidiumi u vështruan me njëri – tjetrin dhe natyrisht nuk ngulën këmbëqë ajo të fliste. (për ta nuk ka asnjë shkelje që i akuzuari edhe të mos flasëfare.)
Iadhanë fjalën popullit, por për ne kishte mbaruar çdo gjë; në menyrëdemostrative u ngulëm në një qëndrim të heshtur, Tefta atje dhe ne të tre këtu.
Tëgjithë sa folën, patjeter ishin të porositur, por mënyra se si u zhvilluambledhja dhe sidomos fakti që ne nuk pranuam ndonjë faj, por reaguam, u dhadorë organizatorëve: Fjalimet e atyre që kishin porositur dolën tamam tëzemëruar. Ata shprehën indinjatën sikur ne të kishim shkelur të drejtën! Më ibuti prej tyre, më i maturi të themi, një agronom me të cilin Tefta as kakëmbyer ndonjëherë një fjalë, tha: “Unë nuk e njoh personalisht Teftën, porç’është ai të ecur në rrugë?! Sikur ka çliruar Shqipërinë!!” (ai në fakt mekëto fjalë përmblidhte qortimin e rajasë që i bën sjelljes më normale qytetare,dhe në këtë identifikohen shumë nga ata që e kanë ulur kokën përfundimisht nëmjedisin tonë mbytës).
Pastij u ngrit vetë Nuria dhe tha: “Kjo këtu merr një fëmijë për dore dhe shkonserbes në postë” (Nënteksti: si guxon të më kalojë para?! Ajo vetë, Nuria, kanjë frikë patologjike nga ata të sigurimit, megjithëqë u bën gjithë këtoshërbime). Pastaj dy pleq dhe një i ri kërkuan i pari arrestimin e menjehershëmtë Teftës, dy të tjerët jo vetëm të sajën por edhe tonin, meqë nukduartrokitëm. (I dyti kishte një habi të thellë të vizatuar në fytyrë kurpyeste: Të mos duartrokasësh për shokun Enver! Si u bëka!?).
...Dritat ishin të dobëta në sallë, tymi i duhanit i mjegullonte edhe fytyrat, konturet. Isha shumë i tronditur që të mund t’i kujtoj të gjitha sa thanë. Mbas këtyre të parëve folën një sërë hipokritësh pa rëndësi dhe grash që janë me gisht në Sektor.

Njëraprej këtyre, një e shëndoshë me krahë të shkurtër, (për të cilën qarkullonfjala se e ka përpjekur me jaranin majë një mani) tha: “Kjo vë një kapele nëkokë (siç duket e ka parë në rastet kur lante kokën), merr një trastë tëjashtme dhe na shet mend në dyqan”. Një tjetër (antare partie, më e shëndoshëse tjetra dhe fare e shthurur nga goja, e famshme për grindjet e gjata me lëminku lëshon për të kullotur 100 pulat e dy plepave të saj-kotece) u ngrit mesrromuzeve të çunave, e rëndë si një vozë dhe tha me zë burri: “Kësaj nuk ipëlqejnë zarzavatet e shtetit! Ca do qo? Apo do kohën e bejlerëve?” Të njëjtëngjë në thelb, por me një fije të hollë zëri, e emocionuar në kulm e përsëritishitësja e zarzavateve, ajo që kaq herë nuk i jepte Teftës edhe kur kishteradhën…
Pastaj Lika, brigadier dhe sekretar partie u ngrit nga rreshti i parë dhe më tregoi mua me gisht: “Ky këtu nuk paraqitet në punë, ikën nëpër malësira me bletë, rri me javë..” (në malsi unë?… që duhet të dal dy herë ditën në apel...)

Mekëto e ca të tjera mbaroi mbledhja. Populli u ngrit dhe u mblodh tek portakryesore. Daljen tjetër e mbanin mbyllur që të mos ndahej masa më dysh dhe ibinim shkurt neve për në shtëpi. Duhej të ndodhte në shesh të Sektorit ajo qëkishin përgatitur.
U futëmdhe ne në turmën që grumbullohej, kur Teftës i erdhi një shtytje e fortë ngambrapa. Unë që isha përpara ktheva kokën dhe pashë djalin që këto ditë mëmerrte biçikletën për xhiro. S’desha ta besoj. E pyeta me sy por ai më bëri njëshenjë mohuese por në formë tallëse. Kishte përreth shokët e organizatës që enxisnin dhe ky bëhej trim. Në koridor të gjithë na vështronin ftohtë siç nakishin në mes. Shumë prej tyre duhet t’i kishin gurët në xhepa. Futëm Teftën nëmes dhe vazhduam mes të shtyrave. Nga hapësira e portës se jashtme pashë gazine Degës që s’kishte lëvizur nga vendi.