Ndezi zjarr dhe dogji pyllin, procedohet penalisht 49-vjeçari në Kuçovë
Një 49-vjeçar është proceduar penalisht nga Specialistët përHetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik.
Shtetasi K.B, ka ndezur në mënyrë të qëllimshme disa vatrazjarri.
Për pasojë, është djegur një pjesë epyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.
‘’Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Shkatërim i pronës me zjarrë", shtetasi: K.B., 49 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi në pyllin e fshatit Shtërrmen, Cërrik në mënyrë të qëllimshëm ka ndezuar disa vatra zjarri dhe për pasojë është djegur një pjesë e pyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B’’, informon policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
(Foto ilstruese)