Celula e ISIS, kush është nëna e 3 fëmijëve e arrestuar në Tiranë për t'u ekstraduar në Itali

Një 43-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit,pasi rezulton e dënuar në shtetin italian për pjesëmarrje në organizatë meqëllime terroriste. Lubjana Gjecaj është arrestuar mbrëmjen e të premtes (4shtator), në zonën e unazës se re në kryeqytet, ku strehohej prej disa kohësh.

Ndalimi i 43-vjecares është bërë pas informacioneve të mbërritura nga pala italiane, dhe kërkimeve nga drejtoria e antiterrorit në Policinë e Shtetit. Gjecaj ndodhej në kërkim prej disa kohësh pasi dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj dhe gjykata italiane e ka dënuar me 3 vite heqje lirie.

’Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja: Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020’’, informon policia.

Arrestimi i nënës së 3 fëmijëve është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë për tu përgjigjur për akuzat e ngritura.

E gjithë ngjarja daton në vitin 2014 kur një krushqi elidhur mes familjes së një vajzë të re italiane dhe një shqiptari me origjinënga Laçi u shndërrua në një celulë terroriste që rekrutonte luftëtarë përISIS-in. Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë nëdisa qytete në Itali dhe në Lushnjë, 10 persona ranë në pranga, konkretisht 4italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez.

Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, tashmë e arrestuar me qëllim ekstradimin. Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për ISIS.

Ne foto: Ne te djathte, Lubjana Gjecaj e arrestuar ne Tirane. Ne te majte foto te publikuara nga mediat italiane.