Zjarr në katin e parë të Sigurimeve Shoqërore në Fier, digjen disa dokumente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2020, 08:23
Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (5 shtator).
Zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
‘’Sot rreth orës 07:20, në lagjen “15 Tetori” ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr’’, informon policia.
Mësohet gjithashtu se janë djegur disa dokumente.
Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.