Islami: Opozita do të jetë në zgjedhje përpos veprimeve të Ramës, do ketë fatin e Llukashenkos
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Kastriot Islami tha se vetëmRama mund ta prishë marrëveshjen e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik.
Islami u shpreh se opozita ka deklaruar që do të marrë pjesë në zgjedhjeme çfarëdolloj mënyrë dhe se nuk do të trembet nga veprimet e Ramës.
Islami: Vetëm Rama mund ta prishë marrëveshjen e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik. Po ashtu do të dhunojë këtë element të komisionet të Venecias që nuk lejon ndryshime në sistemin zgjedhor përpara zgjedhjeve në një periudhë më pak se një vit para tyre. Presidenti ka kryer një hap të rëndësishëm për zgjedhjet në raport me marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkohë, opozita ka deklaruar që do të marrë pjesë në zgjedhje me çfarëdolloj mënyre. Ne nuk do të trembemi nga veprimet e Ramës, vetëm se zullumet e tij do t'i shtohen zullumet e radhes me ndryshimet kushtetuese e me radhe.
Islami theksoi se Rama do t'i vazhdojë përpjekjet e tij për tëndryshuar rregullat e zgjedhjeve duke përfunduar, sipas tij si Lllukashenko.
Islami: Ramaka bërë ndryshime të njëanshme në kushtetutë. Nëse këto ndryshime nuk reflektohennë kod, nuk bëhen pjesë e procesit zgjedhor. Rama mund t'i miratojë edhe në kodkëto ndryshime pa konsensusin e opozitës, por do të ketë kundër të gjithë ndërkombëtarët.Opozita do t'i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit dhe do të stigmatizojë përprishje të cilësisë së zgjedhjeve Edi Ramën. Ne do të shohim se si do të silletRama. Presim që ai të tërhiqet nga ky budallallëk. Por Rama do të vazhdojë qët'i bjerë murit me kokë dhe do të përfundojë si vëllai i tij në Bjellorusi,Llukashenko.
Për Islamin ekziston edhe një mundësi teorike që të arrihet njëkonsensus mes palëve dhe zgjedhjet do të zhvillohet me atë konsensus.
Islami: NëseRama në mënyrë të njëanshme do të vazhdojë atëherë përgjegjësinë do të marrëai. Ekziston edhe një mundësi teorike që të arrihet një konsensus mes palëvedhe zgjedhjet do të zhvillohet me atë konsensus. Me ndryshimet kushtetuese Ramaka hequr mundësinë e koalicionet të përbërë, jo koalicioneve, pasi partitë mundtë garojnë me një bluzë. Nëse Rama i shkon marrëzisë deri në fund përkoalicionet me një bluzë, atëherë partitë e opozitës do të shikojnë mundësitëse si është më mirë për taktika elektorale. Pavarësisht marrëzirave të Ramës nedo të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ta mundim atë.
Islami shtoi se ndërkombëtarët nuk kanë një mekanizëm për zhvillimin ezgjedhjeve pa Ramës, prandaj opozita ka kërkuar një qeveri transitore.
Islami: Opozitaka qenë e vendosur që të mos ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Janë bërëzgjedhje me një opozitë që ka qenë e detyruar të marrë pjesë me rregullat e Ramës.Duket se ndërkombëtarët nuk kanë mekanizëm që të ketë zgjedhje pa Ramën. Prandajne kemi propozuar një qeveri transitore. Është kërkuar që këshilli politik tëmarrë atributet e një komisioni të reformës zgjedhore dhe të fuste në sistempartitë e opozitës.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti