Për një vit Kosova pezullon aplikimin në organizata ndërkombëtare
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar që Kosova për një vit të pezullojë aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ai ka thënë se edhe Serbia është zotuar se do të ndalë fushatën e çnjohjeve për Kosovën.
“Na është kërkuar që për një vit të pauzojmë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, jo për njohje të reja. Ndërkaq, Serbia është obliguar që për një vit të stopojë çfarëdo kampanje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja të Kosovës.
Vetë njohja sot nga Izraeli është shenjë e qartë e vendosmërisë së presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për të çuar përpara projektin final të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në familjen e madhe euro-atlantike”.
Vetë njohja sot nga Izraeli është shenjë e qartë e vendosmërisë së presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për të çuar përpara projektin final të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në familjen e madhe euro-atlantike”.
Hoti është shprehur shumë optimist se marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi do t’i sjellë shumë të mira Kosovës.
“Kam pritje të mëdha që këto projekte do ta ndryshojnë peisazhin ekonomik në Kosovë dhe rajon. Jam i bindur se projekti i hekurudhës, autostradës, hekurudha që nxjerr në Portin e Adriatikut, si dhe gazi që vjen nga Maqedonia e Veriut do ta bëjnë Kosovën brenda tri deri pesë vjetëve qendër kryesore ku ndërlidhen të gjitha llojet e infrastrukturave në nivel të rajonit dhe përtej. Duhet ta shohim këtë marrëveshje si hap të madh drejt finalizimit të marrëveshjes finale me njohje reciproke.
Ai ka thënë se “kjo marrëveshje nuk është vetëm e kësaj qeverie, por është e popullit të Kosovës”.
“Janë zotime të popullit të Kosovës karshi popullit amerikan, presidentit amerikan Donald Trump dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.