Hajdari kundër të gjithëve, i do zgjedhjet për Pashkët Ortodokse
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka dalë kundërrrymës, duke i propozuar presidentit Meta mbajtjen e zgjedhjeve me datë 2 maj,që përkon edhe me festën e Pashkëve Ortodokse.
Pas takimit me Metën, ajo tha për gazetarët se 2 maji do tëishte datë historike pasi vjen fill pas Ditës së Punëtorëve, 1 majit.
Hajdari: Zgjedhjet eardhshme do të jenë historike. Një datë e bukur dhe që do të korrte shumëfitore do të ishte data 2 maji sepse vjen direkt pas Ditës së Punëtorëve, 1 Maji.Prandaj i propozova presidentit që në 2 maj të kemi zgjedhje të ardhshmeparlamentare.Vendimmarrja është vendim i presidentit, 2 maji është festë ortodoksepor ka ndodhur që në Shqipëri të mbahen zgjedhje në ditë feste.
Gjatë ditës së sotme Meta u konslutua me krerët e partivepolitike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Kryeministri Rama pranon çdo datë përveç 2 majit. Në një mendje me të ishte edhe Kryemadhi. As Basha nuk dha ndonjë datë të veçantë ndërsa aleatët kërkuan 18 prillin.