"Deti Jon nuk mund të fusë në sherr dy shtete",kërkohet referendum për marrëveshjen

Deklaratat e kryeministrit të Greqisë për shtrirjen me 12milje të ujërave territoriale në detin Jon kanë sjellë reagimin jo vetëm tëpolitikës shqiptare por edhe të shoqërisë civile.

Për këtë, 7 pjesëtarë të shoqërisdë civile ishin pasditen e  sotme në zyrën e Presidentit të RepublikësIlir Meta për të diskutuar në lidhje me bisedimet e pritshme mes Tiranës dheAthinës për këtë çështje.

Pas takimit, Sazan Guri, tërhoqi vërejtjen për mungesën etransparencës.

"Kemi kuptuar që të gjitha skicat, fotot, lajmet deri më sot pala qytetare shqiptare që nuk është pak por janë 3 milion banorë, të gjitha lajmet merren nga ligjërat e parlamentit në shtetin grek. 99% e popullsisë shqiptare ende nuk di se çfarë kanë negociuar në atë që quhet draft-kontratë".

Nga Presidenti kërkoi që të mos jetë i lëkundur në këtë çështjeteksa ka paralajmëruar edhe mundësinë e një referendumi nëse konstatojnëshkelje.

"Nëse edhePresidenti do të ketë ndonjëfarë lëkundje ne kemi mundësinë dhe aftësinë tëmbledhim ekspertët shqiptarë, qytetarët e ndershëm dhe do ta kërkojmë me referendum,kuvend popullor, në paqe. Deti Jon është deti i paqes mes dy popujve dhe nukmundet për hatër të disa politikanëve të fusë në sherr dy popuj, dy vende, dyshtete, absolutisht."

Deri më tani nga Greqia është bërë e ditur se së shpejti nëTiranë do të mbërrijë Ministri i Jashtëm i cili do të diskutojë më palënshqiptare për rinisjen e negociatave për kufirin detar.