Vasili: Vendi i ka me ngut zgjedhjet, po të ishin bërë para 2 vitesh do kishim kursyer një batërdi parash

Krerët e partive politike ishin sot në zyrën e PrtesidentitMeta për tu konsultuar për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshmeparlamentare të 2021.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se vendi ka ngutqë zgjedhjet të bëhen një orë e më parë.

I ftuar në Ora News, ai tha se një orë e më parë "duhetti bëhet parapritë lumit që të mos dalë nga shtrati dhe të marrë gjithçka përpara".

Vasili: Nuk është çështjese opozita ka ngut, vendi ka ngut. Për opozitën zgjedhjet duhet të ishinmbajtur 2 vjet më parë. Ajo çfarë Shqipëria ka humbur në këto 2 vjet është e frikshme.Po të kishin  mbajtur zgjedhjet 2 vjet mëparë do ti kishim kursyer shtetit një batërdi parash. Pak javë më parëparlamenti i karavidheve miratoi një koncesion 1.2 mld euro, sot i vazhdojnëkoncesionin në portin e Durrëit, asnjë ndihmë nuk shkon gjëkundi. Por shikojmë edhemedia kliente të qeverisë që marrin qindra milionë euro në kohë pandemia. Kavazhduar një grabuitje dhe shpërdorim shtetëror i frikshëm që ka krijuar dërmimekonomik dhe shoqëror të tmerrshëm. Sa më parë ti japim fund kësaj çështje, tijapim zgjidhje është kohë e fituar jo për opozitën por për shqiptarët. Shqipëriaështë shdnërruar një lavatriçe të pastrimit të parave të pista. E gjitha kjonuk pret më, është një lumë që del nga shtrati dhe i përmbyt të tërë. Prandajzgjedhjet duhen sa më parë.

Opozita ka deklaruara se do të kthehet në Këshillin Politik,dhe Vasili thotë se e vetmja çështje e mbetur në tryezë është hapja e listave.

Vasili: Kemi vetëm një çështje si opozitë. Hapja e listave. PS ka kërkuar hapjen e 2/3, ne kemi kërkuar hapjen 100%. Kjo është çështja në tavolinë.Për opozitën nuk ka çështje tjetër për diskutim. I gjithë fronti opozitar është në veprim. Nuk ka asnjë shqetësim për hyrjen në garë dhe konkludimin pozitiv dhe me sukses të plotë të kësaj gare.

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Besjana Kuçana